A frikësohesh se nuk je në gjendje të kuptosh letrat e dërguara nga autoritetet? A ndihesh i ngatërruar në atë masë, sa të vraposh te një avokat, gjë kjo që të merr shumë kohë, energji dhe para?

A ke probleme në vendin e punës, me qiradhënësin ose me shkollën e fëmijëve tuaj?

A ke nevojë për ndihmë në deklarimin e tatimeve?

BesaLex është në dispozicionin tënd:

Ne të shpjegojmë përmbajtjen e çdo letre që ke nevojë; për të të informuar mbi të drejtat tua në vendin e punës, raportet me qiradhënësin dhe të të mbështesë në rast problemi me shkollën e fëmijëve tuaj.

Ne flasim gjuhën tënde dhe gjuhën e autoriteteve. Njohim kulturën, traditën dhe fenë tënde dhe angazhohemi profesionalisht, në mënyrë diskrete dhe të besueshme në zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve tua!

Ne jemi në dispozicionin tënd!
Kontakto per një bisedë orientuese

 
Të hënën, të martën, të enjtën
9.00 – 11.00 / 14.00 – 17.00

Të premtën, të shtunën
09.00 – 11.00

"Me një lejeqëndrim F, është pothuajse e pamundur të integrohesh në tregun e punës në Zvicër, edhe përkundër karrierës në laminë e udhëheqësisë. Falë ndihmës së Sigrid, unë kam mundur të marrë të drejtën për të punuar si i pamvarur, megjithë statusin e refugjatit. Aktualisht firma ime është e regjistruar në Regjistrin e Tregtisë, Cateringfirma Gourmet Kitchen. Pa Sigrid unë kurrë nuk do t’ia dilja mbanë! Sigrid është shumë përgjegjëse, e përpiktë, e durueshme dhe e gatshme për të ndihmuar. Ajo ka marrë parasyshë intenzivisht origjinën dhe kulturën time."
Hoshank Osman
Pronar i Gourmet Kitchen, Bern


Kush janë Lumturie dhe Sigrid

Një rastësi bëri që rrugët e jetës së Lumturies dhe Sigridit të takohen. Të dyja janë angazhuar me vite, në ndihmë të njerëzve me probleme juridike. Duke konstatuar që, me përvojat e tyre profesionale, personale dhe kulturore e plotësonin në mënyrë ideale njëra-tjetrën, ato vendosën që kompetencat e tyre në rrafshin shqiptaro-zviceran t’i kombinonin. 

Kështu lindi BesaLex, një ekip i përkryer për problemet juridike e kulturore të shqiptarëve në Zvicër!

Lumturia ka studijuar Drejtësinë në Universitetin e Gjenevës (titujt: lic. iur, çertifikatë e të drejtës transnacionale si dhe Master in Businnes Law). Paraprakisht ajo ka studijuar në Universitetin e Prishtinës, Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.

Pas përvojave të para si juriste në Bankën Kantonale të kantonit të Vaud-it, ajo ka këshilluar përsona privatë, firma dhe shoqata në lami të ndryshme; migracion, kontrata, familje, themelime të firmave, tatime etj. Prej pesë vitesh, ajo është edhe përkthyese juridike. Aktualisht ajo vazhdon studimet për avokaturë në Universitetin e Gjenevës.

Si nënë e dy djemve të moshës shkollore, Lumturia njeh nga afër vëshirësitë me të cilat përballohen fëmijtë e emigrantëve. Ajo është përfaqësuese e prindërve në Forumin e Prindërve në shkollën fillore në Bremgarten bei Bern, dhe njëkohësisht angazhohet në shoqatën kulturore shqiptare „Bashkimi“ në Bern.

Lumturia zotëron gjuhët: shqipe, frënge, gjermane dhe angleze.

Sigrid ka diplomuar në Firenze (Itali) në degën e Përkthimit. Pas kthimit të saj në Zvicër, ajo ka kryer studimet e Drejtësisë në Universitetet e Bernit dhe të Cyrihut (titujt: lic.iur., Master in European Law).

Sigrid ka përvojë shumëvjeqare si juriste e firmave në Zvicër dhe jashtë saj. Ajo është në kryesi të shumë shoqatave në laminë e emigrimit dhe ka qasje të përditshme në kultura të ndryshme.

Sigrid zotëron gjuhët: gjermane, italiane, frënge, anglishten dhe spanjishten.

"Ne vazhdimisht kemi fatin të përfitojmë nga këshillat juridike të Lumturies, si përsonalisht e familjarisht, edhe përmes shoqatës kulturore „Bashkimi“. Ajo është e gatshme gjithëherë për të na u gjendur në rast të problemeve tona që mund të jenë nga më të ndryshmet, si në lidhje me autoritetet, ashtu edhe për probleme kontraktore ose me shkollën e fëmijëve. Lumturia është nji përson i përgjegjshëm dhe e besueshme, dhe kjo na bën që ne të ndihemi të sigurtë se problemet tona konsiderohen me shumë interesim dhe kompetencë nga ana e saj."
Ajet Cervadiku
Prind, Ostermundigen

Kontakto për një bisedë orientuese

"Zonja Lumturie Çitaku Preteni, lic. iur. MBL, ka bërë me një përkushtim të madh dhe mjeshtri juridike të madhe të gjitha kontartat e Academisë së Lidershipit në Zvicër (Academy of Leadership Sciences Switzerland). Zonja Lumturie Çitaku Preteni, në punën e saj është shumë e koncentruar dhe nuk le ndonjë detaj pa e përsosur. Falë punës saj shumë profesionale Academy of Leadership Sciences Switzerland që operon në tërë botën, që nga themelimi i saj deri me tani, nuk ka pasur ndonjë ngatërrim juridik me kilentët dhe bashkëpuntorët e vet. Ne ju rekomandojmë të gjithë individëve apo kompanive qe kanë për të shtjelluar ndonjë punë juridike, ta involvojnë Lumturie Çitaku Preteni për t’a kryer këtë punë dhe ata vet të koncentrohen në punët e tyre të përditshme."
Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, CEO
Për Academy of Leadership Sciences Switzerland

Grupi pa pagesë i Facebook-ut

Bëhu anëtar në Grupin pa pagesë të Facebook-ut
„Zgjidhje të shpejta + praktike për problemet tuaja juridike në Zvicër”,
ku ti mund të komunikosh me Lumturie, Sigrid dhe përsona tjerë.

Menü schließen