Shtatë sfidat kryesore juridike e kulturore të shqiptarëve në Zvicër

Shtatë sfidat kryesore juridike e kulturore të shqiptarëve në Zvicër

Nga përvoja jonë profesionale dhe personale, pas një analize të vështirësive me të cilat ballafaqohen shiptarët në Zvicër, kemi konstatuar se ndër më të rëndësishmet jane ato lidhur me komunikimin me autoritetet, konfrontimi me vëshirësitë që prekun familjen, shkollimin e fëmijëve, vendin e punës, banimin, kulturën dhe fenë. Në vijim do të përmendim disa momente që pasyrojnë këto sfida.

1) A frikësoheni se nuk jeni në gjendje të kuptoni letrat e dërguara nga autoritetet? Në atë masë sa të vraponi te një avokat për të marrë sqarime?

Është normale që në shumicën e rasteve, të ndihemi të ngatërruar para letrave të ndryshme, të drejtuara nga autoritete shtetërore e private.

Ato mund të jenë nga më të ndryshmet;

  • Informata nga qiradhënësi juaj, nga shkolla e fëmijëve tuaj, nga sigurimet, nga komuna juaj,
  • Ftesa për takime të ndryshme,
  • Formularë të ndryshëm,
  • Thirrje për pjesëmarrje në procedura administrative ose juridike,
  • Lajmërim lidhur me juve përsonalisht, familjen ose të afërmit tuaj.

Me gjithë rëndësinë që mund të paraqesin këto korrespondenca, ju nuk duhet të vraponi te avokati. Një kontakt me BesaLex dhe një foto nga letra e marrur, mund të kryejë punë brenda sekondash.

Me profesionalitet dhe besueshmëri të plotë, ne do të kujdesemi që çfardo që t’ju ketë trokitur në derë, të informoheni në mënyrë të shpejtë, dhe në rast nevoje të marrim përsipër hapat e duhur, që çdo gjë të jetë nën kontrollin tuaj.

Ne flasim gjuhën tuaj dhe gjuhën e vendit, gjithashtu njohim kulturën tuaj dhe atë të vendit ku jetoni e veproni.

2) Keni ndonjë problem në familje që nuk ju lë të qetë?

Për shumicën e shqiptarëve në Zvicër familja është qendra e jetës. Eshtë normale që të përballemi me sfida në familje, të cilat na e komplikojnë përditshmërinë si brenda në familje por që reflektojnë njëkohësisht në koncentrimin tonë në punë, në jetë dhe në shoqëri.

Këto sfida mund të jenë nga më të ndryshmet, si psh:

  • Probleme të jetës bashkëshortore: konflikte, ndarje, divorc, vdekje, trashëgimi etj
  • Probleme me fëmijët: edukimi, vështirësi në shkollë, orientimi profesional, aktivitetet, konflikte etj,
  • Probleme të lidhura emigrimin e integrimin ne Zvicër: gjuha, kultura, feja, sistemi shkollor, sistemi juridiko-ekonomik etj.

Cfardo që mund të jenë këto sfida, familja qëndron mbit të gjitha, dhe ne duhet të veprojmë!

Ne jemi në dispozicionin tuaj për çdo gjë që ju shqetëson lidhur me mbarvajtjen e jetës në Zvicër. Ju këshillojmë me profesionalitet dhe besueshmëri, duke i shtuar edhe njohjen gjuhësore e kulturore dhe përvojën tonë jetësore.

BesaLex është e hapur për të gjithë shqiptarët me banim në Zvicër, pamvarësisht në cilin kanton. Ne njohim gjuhën tuaj dhe gjuhën zyrtare të vendbanimit tuaj. 

Ne njohim edhe kulturën e traditën tuaj, dhe jemi të përkushtuara që shërbimi ynë të jetë lehtësimi juaj, për çdo vështirësi që ju mund të keni.

3) A i ka femiu juaj kushtet për të qenë i suksesshëm? Si mund t’a ndihmoni ju që ai të ndihet mirë në rrethin ku vepron?

Për shumë prindër shqiptarë në Zvicër, nevojitet një përgatitje rrënjësore në sistemin shkollor zviceran, për të bërë të mundshme që fëmijut t’i krijohet një rreth i rehatshëm edukimi.

Sfidat e mëdha janë:

  • Informimi dhe kuptimi i sistemit shkollor
  • Komunikimi ndërkulturor (me qëllim që fëmiu të ndihet “i pranuar”, me identitetin e tij si shqiptar e zviceran)
  • Vetëdijësimi i prindit
  • Njohja me të drejtat dhe obligimet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre
  • Komunikimi me autoritetet shkollore lidhur me nevojat tuaja, psh. festat fetare, problemet e dusheve të përbashkëta,
  • Ndjekja nga afër e jetës shkollore të fëmiut, vështirësitë në mësim, në sjellje, në integrim, në aktivitete
  • Rreziku i mobingut etj.

BesaLex qëndron me ju, që të gjeje zgjidhje në çdo problem e vështirësi që ju mund të keni lidhur me edukimin e fëmijëve tuaj. Ne duam prindër e fëmijë të suksesshëm! Ne njohim sistemin shkollor, kulturën e vendit dhe gjuhën e kulturën tuaj.  

4) Keni konflikte sa i përket raporteve të punës? A ndiheni “i pranuar”? Si mund të jetoni me identitetin tuaj si shqiptar ose praktikues i fesë?

Shqiptarët në përgjithësi e duan punën. Plus kësaj, ata janë të edukuar të mos e kundërshtojnë punëdhënësin. Ata janë të edukuar të mos i thonë “jo” përsonit më të moshuar, as atij më të shkolluar, dhe as atij që e financon. Në plot momente, kjo mund të sjellë vështirësi në vendin e punës, ku nga më të shpeshtat janë:

  • Mosnjohja /mungesa e njohjes së të drejtave dhe obligimeve kontraktore
  • Mungesa e komunikimit të shqetësimeve
  • Frika për të kundërshtuar
  • Mungesa e njohjes së kulturës si nga punëmarrësi edhe nga punëdhënësi
  • Paragjykimet
  • Problemet me koleget

BesaLex me kompetencat juridike e interkulturore është në dispozicionin tuaj, për të ju këshilluar në përballimin e problemeve lidhur me raportet kontraktore në punë. Ne njohim sistemin zviceran dhe kulturën dhe mentalitetin tuaj. Misioni ynë është që ju të ndiheni mirë dhe të suksesshëm në profesionin tuaj.

5) Keni probleme në raport me qiranë? Keni vështirësi dhe keni nevojë të njihni të drejtën tuaj sa i përket vendbanimit?

Qiradhënja dhe qiramarrja janë ndër raportet kontraktore më të nevojshme dhe shpesh më të ndërlikuara. Shpesh gjendemi para problemeve që, nëse i përmbahemi rregullave ligjore dhe administrative, si dhe komunikimit, do t’i mënjanonim pa problem.

Fatkeqësisht përkatësia kulturore luan rol të rëndësishëm në këtë rrafsh, dhe shpeshherë bëhet problem për të dy palët në kontratë, gjë që mund të vëshirësojë jetën e shqiptarit në Zvicër.

Ndër sfidat kryesore që mund të numërojmë këtu janë:

  • Lidhja e kontratës së banimit (të shfrytëzimit të banesës)
  • Elementet e çmimit: qiraja (bazë) dhe detyrimet plotësuese (Nebenkosten, Charges)
  • Kaucioni
  • Administrimi i Banesave
  • Rregulloret e mirëmbajtjes (shkallët, lifti, lavenderia, vendparkimi, kopshti, orët e qetësisë, zhurmat etj).
  • Reparimet
  • Pengesat në shfrytëzimin adekuat të vendbanimit psh: probleme me furrën elektrike, me frigoriferin, me lavatriçen, ose me vende tjera të shfrytëzimit të përbashkët, rinovimet, zhurmat e shkaktuara nga ndërtimet etj.
  • Afatet psh: për lajmërime të defekteve, të mungesave në shfrytëzim, të punimeve etj.
  • Afatet për shuarjen e kontratës së qirasë nga të dy palët, skadimet e afateve ose afatet ligjore.

Për çdo shqetësim që ju mund të keni në lidhje me shfrytëzimin e banesës dhe të drejtave tuaja, BesaLex është në dispozicionin tuaj me shumë përkushtim profesional e përsonal. 

Ne duam që ju të jetoni të qetë në banesat tuaja, në mënyrë që të krijoni fole të ngrohtë për familjen ju e familjen tuaj!

6) Cila është zgjidhja e problemit të namazit në vendin e punës?

Liria e besimit është e garantuar në të drejtën zvicerane. Duhet theksuar se koncepti i fesë në të drejtën e punës, në Zvicër, dhe kudo në vendet e perëndimit, është orientuar nga feja e krishtere, psh: e diela si ditë pushimi, festat fetare si ditë pushimi etj. Kështu që është e qartë se në sistemin zviceran, problemi i namazit në vendin e punës ngelet problem i besimtarëve muslimanë dhe duhet të rregullohet në mënyrë kontraktore.

Në të drejtën kontraktore zvicerane mbizotëron principi i lirisë së kontraktimit, që do të thotë se palët janë të lira të lidhin marrëveshje përmes negociimit. D.m.th., edhe e drejta e faljes së namazit në vendin e punës është e negociueshme, para lidhjes së kontratës, dhe gjithsesi edhe pas lidhjes.

  • Në shumë raste punëdhënësi nuk e ka të qarte faktin se 5 kohët e namazit janë të lidhura në vet ekzistencën e punëmarrësit.
  • Eshte e rëndësishme që ti të komunikosh me punëdhënësin tënd lidhur me namazin.
  • Ai duhet të informohet se sa e rëndësishme është për ty, që ti të mos ndërpresh namazin gjatë kohës kur je në punë. Njëkohësisht, t’a kuptojë se namazi luan një rol shumë të rëndësishëm për ty dhe lidhet me ekzistencën tënde dhe me mirëqenjen tënde shpirtërore.
  • Punëdhënësi, gjithsesi, do të përfitojë, nga fakti se ti, duke kryer namazin tend në vendin e punës, do të ndihesh i pranuar, dhe sipas obligimeve të fesë islame, do të jesh mirënjohës dhe besnik ndaj punëdhënësit. Dhe kjo do të shkojë, pa dyshim, në favor të ndërmarrjes ku ti punon.

BesaLex është në dispozicion tëndin dhe të punëdhënësit, që ju të gjeni mënyrën, që ti të falesh pa frikë namazin tënd në mënyrë të denjë në vendin tënd të punës. Ne flasim gjuhën tënde dhe atë të punëdhënësit tënd, dhe njohim obligimet tua fetare si dhe ato kontraktore të punës. Namazi në vendin e punës mund të paraqitet si gjë shumë e komplikuar, pour mund të bëhet gjëja më e thjeshtë, për t’u kryer në vendin e punës!

7) Keni nevojë për ndihmë në deklarimin e tatimeve?

Edhepse hyn në obligimet e përvjetshme, deklarimi i tatimeve është ndër obligimet e rëndësishme të çdo qytetari dhe kërkon një vëmendje të veçantë.

Gjërat që duhet të kini parasyshë dhe që janë me rëndësi janë:

  • Afatet
  • Dokumentet shoqëruese të deklarimit të tatimeve
  • Komunikimi me autoritetet në rast të ndonjë pengese
  • Marrëveshjet që mund të bëhen në rast të pamundësisë së pagesës së detyrimeve tatimore
  • Ndërrimi i vendbanimit
  • Marrëdhënjet e punës në kantone ose shtete të ndryshme,
  • Lloji i tatimit
  • Lirimi nga tatimet etj.

BesaLex qëndron në dispozicionin tuaj për deklarimin e tatimeve dhe këshillimin në çdo kohë dhe situatë, në mënyrë që ju të jeni në rregull me autoritetet fiskale, si person fizik ose edhe si ndërmarrje.

Menü schließen